Fero dhe Arbenita ishin në qendër të vëmendjes dhe mediat rozë flisnin shpesh për ndarjen e tyre kohët e fundit.

Nuk munguan ironitë për njëri-tjetrin në rrjete sociale, të cilat i konfirmonin aludimet për ndarjen e çiftit.

Por në fakt, duket se çdo gjë është lënë pas dhe çifti është shfaqur kështu në rrjete sociale:

Dyshimet për ndarjen e çiftit nisën pasi Arbenita publikoi një video përmes të cilës zbuloi se ylli brazilian i futbollit Neymar i kishte dërguar një mesazh në Instagram. Në fakt, bëhet fjalë thjesht për një emoji të një fytyre me zemra të dërguar më datë 16 nëntor në orën 22:44 të mbrëmjes, sipas asaj që kuptojmë nga “screenshot-i” i Arbenitës.

Fansat vunë re më pas se Fero dhe Arbenita nuk ndiqeshin në Instagram dhe kishin fshirë fotot me njëri-tjetrin. Pas kësaj, erdhi reagimi i reperit i cili u shpreh se Arbenita e ka lënë dhe po e vuan shumë këtë fakt. Më tej u shpreh se do t’i dedikojë 10 këngë asaj.

“M’ka lënë Arbenita, jam duke vuajtur. Jam duke vuajtur. Kismet Arbenitës do ja bëj 10 muzika se jam duke vuajtur,”-tha Fero.

Loading

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *