Shqipëria ka zyrtarizuar trajnerin e ri pas largimit të Rejës. Bëhet fjalë për Sylvinhon, që do të ketë si krahë të djathtë ish-lojtarin e Manchester City, Zabaleta.

Një fitore e parë mbërriti për Kombëtaren pa zbritur ende në fushë. Nëse ka një gjë të sigurt që Shqipëria fiton me zyrtarizimin e trajnerit të ri është padyshim imazhi i fituar. Media nga të gjitha anët e botës kanë raportuar mbi personat që do të jenë në kryesim të Kombëtares me objektivin për të arritur në Europian, kjo nuk ndodh shpesh.

Lajmi është pasqyruar gjerësisht në portalet më të njohura në vend si “LANCE”, “Globoesporte”, “ESPN” apo “UOL”, teksa është komentuar edhe misioni i SIlvinjos dhe stafit të tij për të çuar Shqipërinë drejt Euro 2024, për të përsëritur suksesin e vetëm të kuqezinjve që janë kualifikuar vetëm një herë më parë në Europian.

Por mbi të gjitha duket se ka bërë bujë fakti se pjesë e stafit të tij është Pablo Zabaleta, të cilin ai e kishte shok skuadre te Manccester Siti për një edicion.

Në mediat argjentinase, pjesëmarrja e tij në stafin e Silvinjos ka bërë po aq bujë pasi pakkush priste që nënkampioni i botës në vitin 2014 të niste karrierën në pankinë si krahu i djathtë i brazilianit.

Në mediat argjentinase është kujtuar se Zabaleta deri pak javë më parë kishte punuar si pjesë e panelit të BBC për Botërorin 2022 në Katar, teksa tani po niste këtë aventurë të re pasi nuk e kishte fshehur asnjëherë se dëshironte të bëhej trajner në të ardhmen e tij.

Loading

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *