




Reality show ‘Big Brother VIP Kosova’ ka nisur transmetimin në kanalin e Klan Kosova, dhe po percillet ne mas te madhe nga publiku, ky format është duke u transmetuar për herë të parë në Kosovë.
Banorët do të qëndrojne të mbyllur për cmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ndërsa gara duket të mos jetë e thjeshtë pasi konkurrentet kanë hyrë me bindjen e madhe se do të fitojnë.
Banorët e Big Brother VIP Kosova, duket të kenë kaluar një mbrëmje të këndshme më herët në oborrin e shtëpisë së “Vëllait të Madh”.
E pos hiteve të performuara ‘live’ nga Lugati dhe Ana, nuk munguan as përqafimet e puthjet, veç se kësaj here jo në mes të Getinjos dhe Vivien, ashtu siç jemi mësuar, ishte modelja Gresa, ajo që i shkoi Andit duke iu hedhur në përqafim dhe duke e puthur në qafë.
Shiko videon:




